Nisja që i bëri Vllaznia sezonit, me atë fitore 3-5 ndaj Laçit, i befasoi të gjithë, edhe vetë presidentin e klubit, Alban Xhaferi, i cili deri para pak kohe, vazhdonte të ëndërronte rikthimin e titullit kampion në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, për të kaluar tek e sotmja, na duhet të flasim krejt ndryshe. Kështu, pavarësisht entuziasmit që shfaqet në stërvitje, situata nuk është ndër më të mirat për Vllazninë, duke iu referuar rezultateve.

Në 10 ndeshjet e fundit, skuadra ka grumbulluar vetëm nëntë pikë, me vetëm një fitore që i përket sfidës ndaj Dinamos, me rezultatin 2-1.

Mbetet për t’u parë nëse ekipi do të bëjë menjëherë kthesën, duke nisur nga ndeshja e sotme ndaj Skënderbeut apo do të vijojë sërish me rezultatet negative.
Maringlen ZHIVANI