Dy ekipe ngjiten në Superiore nga e Para dhe gara duket mjaft interesante në grupin B. Në grupin A Vllaznia po ecën me ritmin e duhur, edhe pse duhet thënë se nuk po i fiton ndeshjet me lehtë. Gjithsesi deri më tani ka triumfuar në 6 takimet e para.

Ndeshjen e radhës shkodranët e kanë në transfertë kundër Shënkollit. Lezhjanët në shtëpi kanë treguar se janë mjaft të fortë, ndaj pritet një test i vështirë për kuqeblutë e Hasan likës. Dinamo e vendit të dytë përballet me Ilirinë në Fushë-Krujë.

Në Peshkopi Korabi do kërkojë fitoren ndaj Burrelit që po kalon një krizë financiare, ndërkohë që tre pikët synon edhe Erzeni në shtëpi ndaj Veleçikut.

Tjetër takim i programuar në këtë grup është edhe ai mes Vorës dhe Besëlidhjes.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7 (27-28 TETOR)

GRUPI A
Korabi-Burreli
Iliria-Dinamo
Shënkolli-Vllaznia
Erzeni-Veleçiku
Vora-Besëlidhja