Pas fitores të shtunën ndaj Erzenit, ekipi i Vllaznisë e ka patur pushim nga ana e trajnerit Lika. Ndonjë nga lojtarët e ka shfrytëzuar për të qenë pranë familjes, të tjerë kanë patur angazhime të tjera por ka patur edhe nga ato që kanë qenë edhe dje në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka ndodhur kështu me brazilianin Zhunior, nigerianin Eziamaka dhe portierin Sherri. Ata kanë qenë të pranishëm në fushën sportive “Reshit Rusi” për të ndjekur ndeshjen Veleçiku- Korabi.

E kanë ndjekur këtë takim me shumë vëmendje dhe sigurisht që kanë parë edhe ekipet me të cilat janë rivalë në kategorinë e parë. Një veprim profesionistësh dhe padyshim që kjo është për t’u vlerësuar.
www.shkodrasport.com