Pasi zhvilloi të shtunën stërvitjet e fundit në Shkodër, paraditen e djeshme ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar drejt Pogradecit, ku është akomoduar në një prej hoteleve të qytetit liqenor.
Kuqeblutë do të qëndrojnë shtatë në juglindje, aty ku në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” do të zhvillojnë edhe një ose dy ndeshje miqësore, në varësi të bisedimeve me ekipet e tjera që janë të grumbulluar prej ditësh aty.
Trajneri Mirel Josa ka marrë me vete të gjithë lojtarët, me përjashtim të qendërmbrojtësit Klejdi Paloka, i cili është huazuar te skuadra e Ligës së Dytë malazeze, Otrant i Ulqinit.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit po kërkojnë një sulmues cilësor, për të mbyllur merkato. Josa pret një lojtar krahu, që mund të bëjë diferencën. Megjithatë, klubi ka hasur vështirësi për gjetjen e një emri që mund t’i bëjë punë Vllaznisë.