Federata Shqiptare e Tajkundosë organizoi të dielen në qytetin e Shkodrës Kupen e Shqipërisë, aktivitet ky në të cilin merrnin pjesë dhjetë ekipe me mbi 100 sportistë ndër më të dalluarit e këtij sporti në Shqipëri për të gjitha kategoritë për të rritur dhe të rinjë. Ndeshjet në fjalë janë zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe janë ndjekur me interes edhe nga sportdashësit shkodranët, të cilët nuk ia kanë kursyer duatrokitjet sportistëve të Vllaznisë, të cilët në shumë prej ballafaqimeve kanë qënë fitues në duelet me kundërshtarët e tyre.

Trajneri i Vllazisë, Elion Puka, që në këtë aktivitet konkuron me plot 15 sportistë shprehet i kënaqur për paraqitjen e ekipit të tij.

Ndërkohë, për drejtorin teknik të Federates Shqiptare të Tajkundosë, Endrit Hoxha, krahas cilësisë së ndeshjeve, ai vlerëson në mënyrë të veçantë organizimin e ativitetit, ku një meritë të veçantë e adreson edhe për trajnerin e Vllaznisë, Puka.
Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia me trajner Elion Puken u shpall fitues i Kupës së Shqipërisë për kategorinë e të rinjve si dhe ka zënë vendin e dytë me të rriturit.

© shkodrasport.com