Xhudistët e Vllaznisë me në krye mjeshtri i mirënjohur Anton Shkoza, edhe këtë vit e kanë nderuar klubin shkodran duke zënë vende të para dhe duke u shpall kampionë të Shqipërisë për vitin 2012. Ka ndodhur kështu si në garat e meshkujve ashtu edhe të femrave. Kjo tregon se ky sport mbetet nga më cilësorët në klubin shkodran pavarësisht se nuk vlerësohet edhe aq shumë nga ana e drejtuesve të tij. Megjithatë mjeshtri Shkoza dhe sportistët e tij kanë vazhduar të bëjnë punën ashtu siç duhet duke e shpallur edhe për këtë vit Vllazninë kampione.