HomeKRYESOREVllaznia nesër në fushë ndaj Bylisit në sfidën përcaktuese të titullit kampion

Vllaznia nesër në fushë ndaj Bylisit në sfidën përcaktuese të titullit kampion

Vllaznia U21 do te luaje neser ndeshjen me te rendesishme te kampionatit, ate ndaj Bylisit, Ajo do te startoje ne oren 13.00 ne Ballsh dhe rezultati i saj mund te vendose shume gjera sa i takon titullit kampion te kesaj grupmoshe.

Perpara kesaj ndeshje, Bylis kryeson renditjen me 24 pike pas javes se 19-te te kampionatit, nderkohe qe Vllaznia eshte e dyta me nje pike me pak. Keto dy ekipe jane shkeputur disi nga ekipet e tjera pjesmarrese ne kampionat prandaj dhe rezultati i sfides se neserme do te vendose shume gjera.

Ekipi shkodran eshte nisur pasditen e sotme drejt Ballshit per t’u grumbulluar ne pragndeshjen me Bylisin, Synimi sic eshte shprehur edhe trajneri Plori, do te jete fitorja dhe titulli kampion e per kete arsye do tentohet fort deri ne fund.

Ende nuk eshte e qarte nese me ekipin kane udhetuar edhe lojtare te ekipit te pare pasi eshte e sigurte qe Bylis, nisur edhe nga fakti qe kampionati i Superliges eshte i nderprere, do te aktivizoje disa prej lojtareve te ekipit te pare.

Kujtojme qe ne dy kampionatet e kaluara te kesaj grupmoshe, Bylis eshte renditur i pari duke u shpallur kampion i vendit, nderkohe qe Vllaznia ne te dy rastet eshte renditur e dyta. A do te ndodhe keshtu edhe sivjet apo do kemi rrokade? Kjo gje me shume mundesi do te marre nje pergjigje te rendesishme pas ndeshjes se neserme ne mes ketyre dy ekipeve./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments