
Konfirmimi
Ka qenë administratori aktual i klubit Neritan Kalamishi, ai që pak ditë më parë duke folur në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Drejtuesit teknikë të klubit në bashkëpunim me stafin drejtues besoj se do të jenë të vëmendshëm në merkato për të gjetur disa lojtarë. Nuk mendoj se do bëjmë shumë përforcime. Ndoshta do marrim tre lojtarë por do kërkojmë që ato të jenë cilësorë që të plotësojnë skuadrën në repartet që duhet”. Përderisa e ka thënë ai, natyrisht që duhet t’i besojmë sepse është personi që hedh firmë në kontratë dhe po ashtu, që miraton çdo shpenzim të klubit. Por, pavarësisht kësaj deklarate, besoj se do në ditët e ardhshme, pasi të nisë punë ashtu si duhet Bordi i ri i klubit, të përcaktohen qartë edhe disa detaje të tjera. Kryesisht ato të anës financiare se sa do të jetë fondi në dispozicion për të bërë këtë merkato etj.
Largimet
Me rihapjen e merkatos në janar, duket e sigurtë se Vllaznia do të tentojë të largojë disa nga futbollistët aktualë të saj. Njëri, pikërisht kosovari Rijat Shala tashmë është përjashtuar nga skuadra si rrjedhojë e problemeve që ka sjellë me stafin dhe pjesën tjetër të ekipit. Por me rihapjen e merkato mund të ketë edhe të larguar të tjerë. Aktualisht Vllaznia ka në përbërje të saj shtatë futbollistë të huaj. Nga këto, mbrojtësi serb Mehmedoviç ka luajtur shumë pak dhe vetëm në dy apo tre ndeshje ka qenë titullar. Po ashtu edhe portieri Campironi vetëm një ndeshje e ka nisur si titullar. Sulmuesi Cioffi asnjëherë si titullar por në disa ndeshje ka luajtur si zëvendësues, ndërsa më keq është situata për uruguajanin Aguirre që deri tani ka luajtur vetëm pak minuta. Pa përmendur këtu pastaj serbin Mujkoviç dhe kosovarin Badalli që nuk kanë luajtur asnjë sekondë. Në janar kësisoj pritet të ketë largime por kuptohet duke i zëvendësuar me lojtarët e duhur që mund të vijnë nga merkatoja. Ideja është që Vllaznia të bëjë 3-4 blerje.
© shkodrasport.com