Opinion nga Adriatik DOSTI

Goli i Okaka ne te 82 ‘ nuk mendoj se e zbehu aspak shkelqimin kuq e zi te Kombetares Shqiptare e te 10 mije tifozeve te saj ne ”Luigi Ferrari” te Genoas …perkundrejt asaj qe vetem sa ju rrembeu nga duart nje tjeter rrezultat te bujshem e plotesisht te merituar ndaj te medhejve Kampione Bote e Europe si Franca e Italia…

Humbja le vertet shije te hidhur por jo kesisoj ,,,kete rradhe keto lloj humbjesh quhen humbje qe duhen duartrokitur.Shenoi e fitoi Italia pikerisht atehere kur ndeshja u duk se po shkonte me te drejte drejt nje barazimi llogjik per te shperblyer me drejtesi te dyja ekipet per ate c’ka dhane ne fushe…..por mund edhe te shenonte e te fitonte Shqiperia me ate loje e grinte te admirueshme qe tregoi nga fillimi e deri ne fund te takimit …Kete rradhe fati qe me vendasit ndersa shqiptaret merituan me te drejte admirimin e duartrokitjet e te pranishmeve ne kete mbremje magjike ne Liguria….Ne futboll ka ndeshje ku rrezultati del ne plan te dyte,e tille mendoj se qe edhe kjo mes Italise e Shqiperise …e para ne historine e Kombetareve te futbollit te tyre.Ne fakt per menyren se si u zhvillua ndeshja ..goli pritej nnga minuta ne minute si ne porten e Berishes ashtu edhe ne ate te Sirigut…Shenoi Okaka por mund te kish shenuar me pare edhe Xhiovinko,Cerci apo Destro sikurse te njejten gje mund te benin edhe Cikalleshi [ nese do e lejonte shtylla….] ,Lenjani ,Hysaj apo Memushaj…Ndeshja doli vertet pertej parashikimeve ….Grande Partita…Bellissima Partita …Grande e Meravigliosa Albania ….keshtu do te shprehej gjate gjithe transmetimit te tij komentatori italian Stefano Bizzoto….Dhe vertet kjo ndeshje i meritonte vleresime te tilla .Teknikisht e me rrezultat fitoi Italia ..por Shqiperia fitoj gjithashtu jo pak ….zemrat e respektin e te gjitheve ,duartrokitjet e admirimin e botes se futbollit ,eksperiencen aq te nevojshme per tu ndeshur tashme si e barabarte edhe me te medhenjte e futbollit europian e boteror e madje edhe ne fushat e tyre…Moralisht ky ekip ,keta djem e drejtuesit e tyre por edhe ata mijera tifoze kuq e zi qe ishin ne stadium e po mijera te tjere qe endoqen kombetaren e tyre nga ekranet e TV kane te drejten legjitime te jene krenare …Duket se Shqiperia e anetaresuar pak vite me pare ne NATO e qe aspiron te aderoje ne BE …ka nisur me pare ne enderren europiane shqiptare drejt saj pikerisht Kombetaren e vet te Futbollit ….
Veshtire te te shlyhet nga kujtesa kjo mbremje magjike ne stadiumin e Genoas….mijera shqiptare qe kendojne si nje korr gjigand Hymnin Kombetar ,,,,nje solidaritet i prekshem e teper njerezor me popullin italian te Ligurias i prekur rende keto dite nga trillet e fatkeqesive natyrore.Edhe pse te palejueshme hyrjet e 2- 3 tifozeve shqiptare ne fushe gjate takimit ,asgje nuk e zbehu spektaklin futbollistiko – njerezor te kesaj nate ….Natyrisht nuk do donte askush te ndodhnin gjera te tilla ..por ne fund te fundit malli per vendin tend ,historite tona te dhimbeshme te marrjes se rrugeve te botes per nje jete me te mire ,,, krenaria per flamurin tone kombetar, per keta djem e kete ekip….,duket se e kane nje lloj justifikimi ne raste te ketilla.
Ne fushe pame gjithcka qe te dhuron nje ndeshje futbolli ….Ritem ,dyluftime te shkelqyera,emocione te pafund,raste shenimi ,pritje te mrekullueshme portieresh ,veprime te zgjuara taktiko – teknike,presing e agresivitet sulmues ne te dyja gjysmefushat respektive…zbritje e kunder zbritje te shpejta ……dhe e tille mbeti loja deri ne fershellimen e fundit te saj nga gjyqtari Harkan…Nuk e di pse por kjo Shqiperi e mbremeshme me kujtoj ekipin e shkelqyer kroat te boterorit te 1998 me Shuker,Boban,Prosinecki e Bilic me shoke…..Gjithsesi Shqiperia qe me te drejte tashme synon e kerkon fazen finale te France 2016 …dhe Italia 4 here Kampione e Botes e 1 here e Europes rregjistruan mbreme nje nga faqet e bukura te historise se futbollit te tyre ,,madje qe ne perballjen e pare e aq te shumepritur per vite e vite me rradhe nga shqiptaret.Faleminderit djema ,faleminderit De Biazi e stafit tuaj ,faleminderit motra e vellezer qe na dhuruat emocione te tilla te munguara ,per te cilat aq shume kemi nevoje