Vllaznia do të luajë nesër ndeshjen e radhës miqësore. Klubi shkodran ka publikuar axhendën e takimit që do të zhvillohet në orën 18:30. Pas 3 fitoreve radhazi, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mirel Josa do të tentojnë të marrin triumfin e radhës.
Perballe saj ne kete ndeshje miqesore te fundit ne token austriake do te jete ekipi vendas i ASV Ofenbinder Spratzern. Nje ekip ky i kategorive te uleta i futbollit te ketij vendi, por qe do t’u sherbeje jo pak kuqebluve.
Per keta te fundit është bërë e modës që sfida të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalin zyrtar në facebook. Në njoftimin e bërë nga klubi i Vllaznisë shkuhej:
“Miqësore | Friendly
ASV Ofenbinder Spratzern – KF Vllaznia
12 Korrik, ora 18:30
“ASV Ofenbinder Spratzern” Stadium, St. Pölten.
Ndeshja do transmetohet live”.