Stefano Pioli ka shumë punë për të bërë që të rikthejë Milanin fitues të vitit të kaluar. Dhe i duhet që ta bëjë sa më shpejt për të shfaqur një ekip më konkurrues në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Interit.

Zikaltrit dominuan kuqezinjtë dhe i mundën 2-0 në ndeshjen e parë ndërsa Pioli shpreson që të ketë një armë më shumë, Rafael Laon, për sfidën e kthimit.

“Duhej të kishim një qasje energjike, intensitet dhe më cilësore se sa e sotmja. Duhet të rritim nivelin dhe tregojmë në fushë një paraqitje ndryshe nga ajo e pjesës së parë dhe më të ngjashme me atë të pjesës së dytë.

Djemtë janë të ndërgjegjshëm se rezultati nuk është ai që dëshironim, ka zhgënjim por edhe dëshirë për të bërë më mirë në ndeshjen e kthimit.

Pse i inatosur me gjyqtarin në fund? Sepse kam parë në shumë situata vlerësim me dy standarte.

Leao? Të shohim. Sot nuk ishte në gjendje, të shohim pas gjashtë ditësh dhe shpresa është që të luajë”, tha Pioli pas përfundimit të ndeshjes.