Sulejman Starova, specialist futbolli, analizoi ecurinë pozitive të Egnatias, që këtë të mërkurë arriti edhe kualifikimin në Kupën e Shqipërisë.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova deklaroi se rrogozhinasit janë ndërtuar shumë mirë, ndërsa shtoi se në fillim u gabua vetëm me dy sulmuesit, Camaj dhe Bambam.

Kemi kohë që kemi folur për Egnatian. E kemi thënë që janë një skuadër me kualitet dhe cilësi. Mënyra si u ndërtua, ishte shumë e mirë. Janë afruar lojtarë shumë të mirë. Ishte një treshe që shkoi mirë, presidenti Demrozi, trajneri Tetova dhe drejtori sportiv Shtubina.

Ajo që nuk shkoi mirë në fillim dhe që i kushtoi skuadrës, ishin dyshja e sulmit, Bambam dhe Camaj. Ky i fundit kishte CV, por humbi vendin. Bambami nuk justifikonte dot vendin.

Në janar, morën katër lojtarë shumë të mirë. Një skuadër e mirë, është kur ka edhe postet e dubluara. Është shtuar konkurrenca në ekip, e gjithë skuadra ka luajtur mirë në sinkron. Kualifikimi në finalen e Kupës, është i merituar dhe meritojnë edhe vendin e tretë në kampionat. Një skuadër serioze, me infrastrukturë dhe tani arrin finalen.