Bylis duket se eshte dashuruar me talentet shkodrane. Dy dite me pare firmosi me futbollistin Aleksander Trumçi ndersa sot ka bere realitet firmen me nje tjeter lojtar te talentuar.
Behet fjale per sulmuesin 19 vjeçar Angjelo Radovani. Ai ka qene per vite me rradhe pjese e Akademise por drejtuesit e klubit nuk i kane ofruar kontrate dhe per kete arsye ka preferuar te beje nje zgjedhje tjeter.
Tek Bylis e kane mirepritur dhe i kane ofruar menjehere kontrate. Nga sa behet e ditur, Radovani ka firmosur per dy vite, me te drejte rinovimi edhe per nje te trete.
Nderkohe tek Vllaznia kuptohet qe duhet bere nje analize sepse nuk eshte dicka e mire te lejohen te largohen lojtaret e talentuar.
Bylis po e shfrytezon kete gje dhe pas Qardakut tashme ka firmosur me nje tjeter lojtar te talentuar te Akademise Vllaznia.
www.shkodrasport.com