Janë luajtur sot pasdite dy duelet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, duke njohur edhe dy skuadrat që do të diskutojnë të dielën finalen për trofeun e dytë të rrjetës shqiptare.

Në duelin e parë, të luajtur në Sallën nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Partizani i drejtuar nga trajneri Ylli Tomori e ka mbyllur në 3 sete përballjen me Vllazninë.

Shkodranet ne fakt kane pretenduar fitoren dhe kjo u pat deklaruar edhe nga trajneri Kalaja por edhe nga kapiteni Qafarena, por fusha e lojes ka treguar tjeter gje.

25-21 është mbyllur seti i parë në favor të ekipit kryeqytetas, që e ka mbizotëruar edhe setin e dytë, duke e marrë atë 25-16. Skuadra shkodrane është zgjuar vetëm në setin e 3-të, duke luftuar pikë për pikë, por, në fund është Partizani që e ka marrë edhe këtë set me pikët shtesë, 26-24 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Ne kete menyre ekipi shkodran eshte eliminuar nga Kupa duke mos arritur dot te shkoje ne finale dhe tashme duhet te perqendrohet tek kampionati ku duhet te tregohet me i kujdesshem per te marre diçka me shume ne kete kompeticion.

Ne ndeshjen tjeter gjysmefinale ka fituar Erzeni i cili ka patur nevojë për 4 sete për të mposhtur Tiranën në Durrës. Shijakasit e trajnerit Ben Sako i marrin dy setet e para, 25-18 dhe 25-23 dhe, ndonëse Tirana e fiton të 3-tin 25-23, vijojnë të mbyllin gjithçka, duke e fituar setin e 4-të 25-23 dhe gjithë takimin 3-1.