Home BASKETBOLL Vllaznia nuk ia del. Partizani e mund dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Vllaznia nuk ia del. Partizani e mund dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

0
Vllaznia nuk ia del. Partizani e mund dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Vllaznia ne basketboll per femra nuk ia ka dale te kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperisw. Ne ndeshjen kualifikuese, ajo eshte mundur me rezultatin 66-71 nga Partizani.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte shoqeruar me nje lufte te forte sportive por ka fituar eksperienca me e madhe e lojtareve te ekipit mik dhe kontigjenti me i madh i lojtareve ne dispozicion te trajneres Koçi.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte shoqeruar me rivalitet por ne fund eshte mbyllur me avantazhin 33-30 ne favor te ekipit te kuq. Perioda e trete nisi mire dhe Vllaznia u shfaq me shume deshire ne perpjekje per te permbysur shifrat, por sa here qe i afrohej, lojtaret e saj gabonin dhe kjo nuk ndodhi.

Sikur te mos mjaftonte kjo, ne minutat e fundit te kesaj periode, Dashja do te plotesonte numrin pese te gabimeve personale dhe do te linte fushen nderkohe qe ne fillimin e se katertes kete gje do ta bente edhe Mustafa dhe me pas edhe Kolombi.

Me nje numer te reduktuar lojtaresh cilesore ne dispozicion, trajneri Gjeçaj e ka te veshtire te motivoje vajzat e reja qe zbresin ne fushe dhe nga kjo perfiton Partizani qe e mbyll ndeshjen me fitoren 71-66 dhe kesisoj ai kalon ne gjysmefinale te Kupes.
www.shkodrasport.com