Nje specialist volejbolli tre dite me pare ne nje interviste ne nje media sportive fliste per volejbollin e meshkujve dhe Kupen e Federates qe do te zhvillohej kete fundjave ne Korçe.

Duke e analizuar me hollesi gjendjen e secilit prej ekipeve pjesmarrese, ky specialist vendoste Erzenin dhe Partizanin si pretendentet kryesore per fitimin e ketij trofeu dhe pas tyre, i jepte shanse edhe Tiranes.

Vllaznine ne fakt nuk e permendte askund. Nje interviste e tille duket se ka qene çelesi i suksesit per ekipin shkodran qe sonte fitoi kete trofe. Volejbollistet e saj te indinjuar nga nenvleresimi qe i behet, kane dhene me te miren e tyre dhe fillimisht munden Tiranen 3-0 ne gjysmefinale.

Nderkohe sonte ne finale, ndonese e nisen keq duke humbur setin e pare ndaj Partizanit te Ylli Tomorit, reaguan dhe fituan njeri pas tjetrit tre sete dhe kesisoj krejt ndeshjen dhe me pas edhe trofeun.

Dorezimi i tij ne duart e kapitenit Nikolin Qafarena eshte shoqeruar me ovacione ne kampin shkodran. Te gjithe kane qene te kenaqur dhe padyshim qe nje sukses i tille meriton pergezime. Kjo sepse jo shume kohe me pare nga ekipi jane larguar dy titullare, Gjoklaj dhe Lloshi qe kaluan tek Erzeni. Shumekush nuk besonte me tek ky ekip, biles edhe ne gazetaret. Sigurisht qe kemi gabuar dhe kjo mund te jete normale por skuadra nuk garantonte shume me perberjen qe kishte.

Po ashtu, ne keto finale me ekipin nuk ka luajtur as liberoja Kola dhe ne vend te tij eshte aktivizuar nje lojtar i ri por bashke me kapitenin Qafarena, me Rrashketen, Juknin, Çekinin, Drinazin, Preken, Talajn e te tjere te rinj ia dolen te fitojne dhe te marrin kupen. Dhe keta te fundit ishin jo pak, duke nisur nga Aron Dibra, Gersi Jula, Gentian Curraj, Noel Sokoli e Esmirald Peraj.
www.shkodrasport.com