Tjeter lajm i mire per sportin shkodran. Shahisti Franc Ashiku mbremjen e sotme eshte shpallur kampion i Shqiperise ne perfundim te garave te kampionatit kombetar individual qe u zhvilluan ne Tirane.

Ai ka arritur te grumbulloje 8.5 pike nga 9 te mundshmet, natyrisht me shume se te gjithe dhe per rrjedhoje ka merituar titullin kampion per kete vit ne kampionatin ku kane marre pjese shahistet me te mire te vendit.

Lajmi per shpalljen kampion e ka publikuar pak minuta me pare vete Ashiku me nje postim ne faqen e tij dhe padyshim qe ky eshte nje sukses per t’u vleresuar.

Kemi te bejme me nje sportist te nivelit te larte dhe titulli kampion i fituar diten e sotme prej tij, padyshim qe do t’i rrise edhe me shume vlerat. Te mos harrojme se kemi te bejme me nje sportist me moshe te re dhe qe me shume siguri ka per te dominuar per shume vite ne skakieren shqiptare.
www.shkodrasport.com