Pak ditë më parë, mesfushori me tipare sulmuese i Shpresave, Aristidi Kolaj u largua nga Sasuolo duke provuar një aventurë të re në Serinë C. Ai pranoi ofertën për t’u huazuar te Pro Patria dhe sot ka debutuar, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Futbollisti me origjine nga Malesia e Madhe- Kolaj është aktivizuar në pjesën e dytë në përballjen ndaj Sienës, aty ku vetëm një minutë para fundit, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Kolaj ka marrë një top në hyrje të zonës, duke e ndalur në fundin e rrjetës për t’i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të rëndësishme.

Si një futbollist i Shpresave, Kolaj ka festuar edhe me “shqiponjë” ndërkohë që pritet të kthehet në një nga më të rëndësishmit e skuadrës së tij. Sasuolo nuk ka pranuar që të shesë përfundimisht kartonin e Kolajt, duke lejuar që të largohet vetëm në huazim.