Lajme te mira per Vllaznine. Ne menyre ndoshta disi te papritur, asaj i hapet nje drite jeshile per te tjera perforcime te rendesishme. Pikerisht per repartin e mbrojtjes, aty ku ajo ka me shume nevoje se kurre. Kjo ngaqe nga dita e sotme nuk do të jenë më pjesë e Partizanit tre lojtarë të rëndësishëm si Emiliano Vila, Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi. Por, nga tre emrat e sipër përmendur, trajneri i Vllaznisë pëlqen dy prej tyre, pikërisht në repartin difensiv.

Kjo behet e ditur nga portali eduasportin.com sipas te cilit, klubi shkodran ka kontaktuar me dy qendërmbrojtësit, Renato Malota dhe Gëzim Krasniqi. Madje, po të njëjtat burime pohojnë se u është bërë gati kontrata. Mbetet të shihet vetëm se çfarë do të ndodhë në orët në vijim.

Sa i përket Emiliano Vilës, ende nuk ka diçka konkrete, por nuk do të jetë çudi dhe që ky i fundit të përfundojë në Shkodër. Çdo gjë mund të ndodhë… /EDS/