Ja doli, Jose Callejon. Me golin e shënuar ndaj Veronës ka parakaluar Luis Suarez, duke u bërë spanjolli me më shumë gola në historinë e Seria A. Futbollisti andaluzian i Napolit numëron plot 52 gola të realizuar në 170 ndeshje me të kaltrit, ndërsa fituesi i “Topit të Artë 1960” numëron një më pak se Callejon, 42 me Inter dhe 9 të shënuar me fanellën e Sampdorias në 319 ndeshje.

Rezultate imazhesh për callejon

“Është nder dhe jam krenar që hyj në historinë e futbollit italian. Të qëndroj përpara një kampioni si Luis Suarez është e jashtëzakonshme. Falenderoj Napolin dhe shokët e mi të skuadrës që e mundësuan të gjithë këtë arritje”, deklaroi Callejon për “Marca”, ndërkohë që edhe vetë veterani Suarez u përgjigj për të përditshmen spanjolle.

Rezultate imazhesh për callejon

“Është e natyrshme që një sulmues të më parakalojë. Nuk ishte një rekord i pamundur. Në pozicionin tim nuk shënoheshin shumë gola. Pastaj unë kam shënuar më shumë në Spanjë se në Itali. Callejon është në Itali prej disa vitesh dhe po jep maksimumin që nga fillimi”, deklaroi fituesi i “Topit të Artë 1960” Luis Suarez. Pas tyre në klasifikim qëndrojnë golashënuesit spanjollë në Seria A: Joaquín Peiró (40 gola), Iago Falque (35), Luis del Sol (25), Llorente (23), Suso (18) dhe Morata (15)./telesport/