HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pa frena në merkato, një sulmues nga kampionati rumun pranë akordit...

Vllaznia pa frena në merkato, një sulmues nga kampionati rumun pranë akordit me shkodranët

Te Vllaznia nuk kanë të ngopur, për sa i përket merkatos! Pasi zyrtarizuan sulmuesin Mandiangu, mësohet se drejtuesit shkodranë janë në bisedime tani me maqedonasin Marko Simonovski. 28-vjeçari luan si sulmues qendre.

Sipas burimeve te “Panorama Sport”, drejtuesit e Vllaznisë janë në bisedime të avancuara me këtë lojtar dhe pritet nënshkrimi i kontratës me të. Ai është i gjatë 1.85 centimetra.

Simonovski së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të FC Voluntari në kampionatin rumun, ku në 19 ndeshje ka shënuar 4 gola. Me sa duket, drejtuesit janë të bindur për të vijuar përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Vllaznia e sezonit te ri ka marre fytyre krejt tjeter dhe pjese e saj jane bere shume futbolliste te ardhur nga vende te ndryshme te cilet ne pamje te pare e kane forcuar se tepermi ate, por nga ana tjeter duhen pare konkretisht ne fushen e lojes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments