Vllaznia është duke tentuar një rikthim të bujshëm në Kategorinë Superiore. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Majkëll Ngo, i cili 2 sezone më parë u shpall kampion me bardheblutë.
Gazeta “Panorama Sport” mëson se drejtuesit e klubit shkodran, janë në negociata për të gjetur gjuhën e përbashkët me anglezin, edhe pse nuk bëhet fjalë për një tratativë të thjeshtë.
Sezonin e fundit Ngo u aktivizua në Qipro me Enosis. Sulmuesi 28-vjeçar luajti 17 ndeshje (9 si titullar) në kampionat dhe nuk shënoi dot gol.
Vlen të theksohet fakti se me Tiranën në sezonin 2019-2020, Ngo arriti të shënonte 13 gola si dhe dha 12 asist, duke u shndërruar në një lider absolut te bardheblutë.
Pritet me mjaft interes të zbulohen zhvillimet mes klubit shkodran dhe sulmuesit, për sa i përket merkatos.