Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia paguan gjobën. Ndaj Bylisit të dielen, luhet me tifozë

Vllaznia paguan gjobën. Ndaj Bylisit të dielen, luhet me tifozë

Fitorja ndaj Partizanit të shtunën që kaloi, e ka rritur atmosferën në kampin shkodran. Jo vetëm skuadra dhe drejtuesit e saj duken të kënaqur me këtë ecuri, por edhe tifozët e shumtë kuqeblu. Pikërisht për ta bërë edhe më të bukur këtë atmosferë në mbështetje të Vllaznisë, drejtuesit e lartë të klubit dhe konkretisht presidenti Lorenc Luka ka vendosur që të marrë përsipër pagesën e gjobës së parashikuar nga rregullorja e FSHF-së në mënyrë që Vllaznisë t’i hiqet dënimi i mungesës së tifozëve edhe për ndeshjen e rradhës me Bylisin.

Siç dihet, Komisioni i Disiplinës e ka dënuar skuadrën shkodrane për të luajtur dy ndeshje pa tifozë për shkak të incidenteve të ndodhura në takimin me Skënderbeun. Njëra ndeshje u bë pa tifozë, ajo me Kastriotin dhe e dyta- e fundit, është ajo e së dielës me Bylisin. Sipas rregullores së vetë Federatës, kur mbaron gjysma e dënimit, pjesën e mbetur klubi mund ta kompesojë duke paguar vlerën e faturës financiare që parashikohet në këtë rast. Dhe ndonëse kjo vlerë është e konsiderueshme, 5 milionë lekë të vjetra, kryebashkiaku Lorenc Luka ka marrë përsipër në emër të klubit shkodran për ta paguar atë, vetëm e vetëm që tifozët të kthehen sërish në stadium dhe ta mbështesin Vllazninë për arritjen e fitores së rradhës.Me t’u marrë ky vendim, është kontaktuar me drejtuesit e FSHF-së që kanë qenë dakord dhe për rrjedhojë është vendosur që ndeshja Vllaznia- Bylis, e planifikuar për të dielën në orën 14.00, do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” me tifozë. Ky besojmë se është një lajm i mirë jo vetëm për skuadrën e cila do të ketë një mbështetje më të madhe, por edhe për vetë tifozët të cilët nuk mund të rrinë dot larg skuadrës së tyre të zemrës.

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments