Trajneri i Adës Kujtim Shaba është pezulluar dy javë nga drejtimi i kësaj skuadre. Vendimi është marrë në mbledhjen e rradhës të komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së. Në këtë vendim thuhet: “Trajner i KF ADA Velipojë Kujtim Shaba për ofendim të zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56.1 të KDS”. Gjithçka pa patur lidhje me ndeshjen e fundit Dinamo- Ada. Shaba gjatë pjesës së dytë të ndeshjes ka qenë disi i revoltuar me gjyqtarin dhe për rrjedhojë ka reaguar ashpër ndaj tyre. Kjo ka bërë që atë ta largojnë nga pankina dhe përpos kësaj, gjyqtarët kanë raportuar duke e kaluar atë edhe në Disiplinë, e cila sot ka vendosur për pezullimin e tij.

Kjo do të thotë se të shtunën ndaj Burrelit por edhe javën e ardhshme, ai nuk do mundet dot ta drejtojë skuadrën nga pankina. Po në mbledhjen e sotme të Disiplinës, është shqyrtuar edhe mosardhja e ekipeve të moshave të Skënderbeut në Shkodër për të luajtur ndeshjet e rradhës ndaj ekipeve të Akademisë Vllaznia prandaj dhe ato i kanë humbur të dyja ndeshjet me rezultatet 3-0. Shkodranët kësisoj kanë marrë nga tre pikë secili pas këtij vendimi.

© shkodrasport.com