Skuadra e Vllaznisë po kalon një periudhë jo fort të mirë, teksa në ndeshjet e fundit ka patur disa lëkundje duke vënë në dyshim qëndrimin në Superligë.
Për këtë arsye, deputeti i PSD-së, Tom Doshi, ka vendosur që të dyfishojë premion për shkodranët në rast fitoreje.
Kështu, nga 5 mijë euro që ai jepte për çdo fitore të Vllaznisë, tashmë ka vendosur që të japë 10 mijë, duke motivuar më shumë ekipit.
Nëse Vllaznia ia del ndaj Laçit nesër në orën 16:00, lojtarët do shpërblehen mirë financiarisht dhe mbi të gjitha do të bënin një hap të madh drejt mesit të tabelës së klasifikimit për tu larguar nga “gremina”./newsport/