Ka nisur sot kampionatin kombëtar i basketbollit për të rinj. Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka patur ndeshjen e parë “në shtëpi” teksa ka pritur paraditen e sotme ekipin privat të Tiranës, Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 72-31 për Vllazninë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Roland Koka e ka nisur ndeshjen me këtë përbërje: Tafilica, Marku, Bekteshi, Shabani, Rexhvela, Alibali, Kraja, Bushati, Shaqiri, Rakaj, Lekndreaj dhe Molla.Ndeshja ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Vllazninë e cila e ka fituar periodën e parë me rezultatin shumë të thellë 21-2.
Kjo epërsi ka ardhur duke u thelluar edhe në periodën e dytë që fitohet sërish nga shkodranët 18-7. Në këtë mënyrë u pa qartë se vendasit do ishin shumë më lart se kundërshtari i tyre që janë një nga ekipet më të mira të vendit për moshat këto 10 vitet e fundit. Megjithatë sot ata kanë qenë të pafuqishëm përballë Vllaznisë që fitoi edhe periodën e tretë 15-9 dhe më pas edhe të katërtën 18-13 dhe krejt ndeshjen me 41 pikë epërsi, në rezultatin e përgjithshëm 71-31. Nisja me fitore dhe për më tepër me paraqitje të tillë në javën e parë të kampionatit, tregon se Vllaznia do jetë një nga skuadrat pretendente për titullin kampion.
www.shkodrasport.com Ekipi i Vllaznise para ndeshjes se sotme