Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar, atë të luajtur mesditën e sotme në Shkodër ndaj Dinamo. Rezultati përfundimtar në fund të ndeshjes ka qenë 3-0 për vajzat shkodrane. Ata e kanë dominuar lojën që nga fillimi dhe deri në fund. Seti i parë është mbyllur me rezultatin 25-14. Thuajse e njëjta situatë edhe në setin e dytë që mbyllet 25-15 ndërsa në të tretin epërsia është edhe më e madhe dhe Vllaznia e fiton atë 25-12.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-0, shkodranet kësisoj e mbyllin fazën e dytë të kampionatit në vendin e tetë. Trajneria Sadije Gogaj pas ndeshjes së sotme për gazetën online www.shkodrasport.com është shprehur: “Ishte një ndeshje e dominuar tërësisht nga ne. Fituam dhe tashmë jemi në vend të dytë në prag të nisjes së fazës së tretë të kampionatit. Objektivi jonë është që në fazën tjetër të ngjisim edhe një shkallë në renditje. Unë e shoh me perspektivë këtë ekip madje sezonin e ardhshëm mendoj se do kemi të tjera pretendime në kampionat”.
www.shkodrasport.com

Ne foto trajneria e ketij ekipi Sadije Gogaj duke folur per gazeten tone