Është hedhur ditën e djeshme shorti i Conference League. Vllaznia do të përballet me NK Shiroki Brijeg, skuadër boshnjake. Ndeshjet do të luhen më datat 8 dhe 15 korrik, ndërsa në Shkodër janë optimist për të kaluar turin e parë.
Në letër, Vllaznia duket më favorite se NK Shiroki Brijeg dhe në një prononcim të shkurtër për media ka folur edhe sponsori Alban Xhaferi.
Ai është shprehur se janë optimist për të kaluar turin e parë dhe do të bëjnë përpjekje maksimale për të arritur këtë objektiv.
“Për shortin jemi optimist sepse në radhë të parë e kemi me një ekip këtu afër dhe në radhë të dytë do të bëjmë përpjekjet maksimale që të kalojmë turin e parë”, u shpreh shkurtimisht Xhaferi.