Ish-trajneri i Çelsit, Thomas Tuchel u shkarkua pak ditë më parë nga detyra. Idetë e tij nuk përputheshin me ato të presidencës së re dhe një pikë ku mendimet e tyre ndaheshin ishte edhe Armando Broja.

Çelsi i ofroi sulmuesit shqiptar rinovim kontrate, ndërsa Tuchel dëshironte një tjetër huazim për futbollistin dhe nuk e shihte pjesë të planeve të tij. Këtë e pohon në një farë mënyrë edhe vetë presidenti i bluve të Londrës, i cili ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar shkarkimin e trajnerit gjerman, Tuchel.

Sipas tij, vizionet mes palëve nuk ishin të njëjta, prandaj e pa të udhës të merrte një vendim të tillë, edhe pse i vjen shumë keq për këtë vendim.

“Tuchel është jashtëzakonisht i talentuar dhe pati një sukses të madh. Vizioni ynë për klubin, ishte të gjenim një trajner që donte të bashkëpunonte me ne. Megjithatë, nuk ishim të sigurtë, nëse Thomasi e pa vizionin tonë në të njëjtën mënyrë si e shihnim ne. Nuk ndanim të njëjtin vizion”, ka sqaruar presidenti i Çelsit, Todd Boehly.
Maringlen ZHIVANI