Dita e sotme, do të dhurojë një ndeshje shumë interesante, të vlefshme për kampionatin e moshave, atë të 21-vjeçarëve, në mes Vllaznisë dhe Teutës.

Kështu, 21-vjeçarët shkodranë do të zhvillojnë ndeshjen e javës së dytë ndaj durrsakëve, teksa ekipi kuqeblu do synojë vetëm fitoren. Ndeshja e sotme pritet me interes nga të dy ekipet, pasi bëhet fjalë për dy skuadra të forta dhe me pretendime, që në këtë kampionat do të kenë edhe futbollistë cilësorë në rradhët e tyre.

Skuadra e 21-vjeçarëve të Vllaznisë, që drejtohet nga trajneri Elvis Plori është një skuadër, që në rradhët e saj ka futbollistë me cilësi të mira, duke nisur nga portieri Shkoza e me rradhë më pas me lojtarë si Paloka, Shimaj, Pusi, Amuli, Mujaxhi, Bushaj, Xhilaj, Maliqi, Bizi, Pjeshka, Osmani, Delaj, Musaraj apo edhe ndonjë tjetër.

Deri më tani, trajneri Plori është munduar të krijojë një ansambël lojtarësh që luajnë bukur futboll dhe padyshim që priten edhe rezultatet pozitive në vazhdim, duke nisur nga ndeshja e sotme ndaj durrsakëve. Ndeshja Vllaznia-Teuta për 21-vjeçarët, do të luhet në Shkodër ditën e sotme, duke nisur nga ora 13:30.
Maringlen ZHIVANI