Liga Unike është rikthyer me ndeshjet e saj, teksa në kuadër të javës së tetë, Vllaznia e basketbollit për meshkuj ka pësuar një humbje ne ndeshjen e luajtur ne transferte me Golden Eagle Ylli.

Nën drejtimin e trajnerit Bledar Gjeçaj, shkodranët luajtën ndeshjen e rradhës për Ligën Unike, teksa kuqeblutë ishin mysafirë në Kosovë, në një transfertë të vështirë, ku rivaliteti dhe emocionet ishin të pranishëm në fushën e lojës.

Golden Eagle Ylli e kontrolloi ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe mori një fitore të merituar. Vendasit e Golden Eagle Ylli e nisën ndeshjen më mirë dhe fitojnë periodën e parë, 32-14, por Vllaznia e drejtuar nga trajneri Gjeçaj kundërpërgjigjet duke fituar periodën e dytë 16-18.

Perioda e tretë është më e mirë për Golden Eagle Ylli, e cila fitohet me rezultatin 23-11. Shkodranët arrijnë të fitojnë periodën e katërt 15-24, por diferenca ishte e madhe, teksa Golden Eagle Ylli, në fund triumfoi me rezultat 86-67 dhe kështu i shkakton Vllaznisë në basketboll humbjen e shtatë.
Maringle ZHIVANI