Ish-gazetari i Telesport, komentatori i basketbollit dhe trajneri, Henri Moja ka treguar në profilin e tij në Facebook se ka refuzuar shumë oferta për të marrë drejtimin e disa prej ekipeve të basketbollit, për të vijuar karrierën e tij në media. Konkretisht në postimin e gazetarit shkruhet:

“Falenderoj ekipet që më ftuan të punoj për sezonin e ri. Për një arsye apo tjetrën nuk nisa në asnjë prej tyre.

Falënderoj prof. Astrit Greva që më zgjodhi për projektin e Teutës (femra) ndjehem i nderuar, falënderoj klubin e Kamzës për ftesën si për djem ashtu edhe për vajza dhe në fund Tiranën atje ku luajnë djem me të cilët jam rritur e kemi luajtur bashkë dhe tani ishin po këto lojtarë që më ftuan.

I uroj një sezon me trofe , i uroj suksese trajnerit të ri dhe shokut tim të fëmijërisë Erkand Karaj , e di që gjithçka do i shkoj mirë.

Veçanërisht dua të falënderoj vajzat që pranuan të nisnin projektin e Teutës dhe sakrificat që bënë për të qenë pjesë e këtij ekipi. Kontributi im vijon si përherë në media, pa i mbyllur derën një aventure në të ardhmen në një ekip.”