Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do presë Dinamon ditën e sotmë në orën 17:00, në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Kryeqytetasit po kalojnë një moment forme shumë pozitiv së fundmi e ndërsa e kundërta mund të thuhet për kuqeblutë. Ku Vllaznia do kërkojë sot reagimin përballë tifozëve të saj.
Por ndaj “nëndetëses” nuk do jetë aspak e lehtë dhe trajneri Mehmeti që “ringjalli” skuadrën, ka përgatitur edhe formacionin që do zbresë në fushë sonte.
Kështu në portë pritet Sali, i cili në javët e fundit ka ulur në stol Rexhepin. Në mbrojtje nga krahu i djathtë pritet i zakonshmi, Marku e ndërsa majtas i besuar duket të jetë Allmuça.
Repartin e prapavijës në qendër pritet ta formojnë dyshja Behirachte-Hoxha. Në mesfushë krah Andonit duket se do rreshtohen edhe Lorran dhe Goudiaby. Ku ky repart ka qenë goxha përcaktues në sukseset e fundit të Dinamos. Nga krahët i sigurtë duket Denninson e ndërsa ka dilemë mes Vilës dhe Bardhit.
Ku ky i fundit gjeti edhe golin në duelin e fundit ndaj Laçit në kampionat. Formacionin e bluve do e komentojë Kaçorri. Sulmuesi kryesor i ekipit dhe golashënuesi më i mirë po ashtu. Ku shtatlarti e ka gjetur 4 herë rrjetën në këtë sezon të Superiores deri më tani.