Kategoria e Parë ka është në javën finale, ndërsa skuadrat do mësojnë fatet e sezonit. Me zonën e kryesuesve dhe skuadrat që kanë mësuar ndeshjet play-off, Vllaznia e Superligës pret me ankth rezultatin e kundërshtarëve të mundshëm.
Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Pogradecit do të luhet në datën 29 korrik, në orën 18:00. Takimi do të zhvillohet në Elbasan Arena, ndërsa rezultati I duelit pritet me kërshëri në Shkodër.
Të besuarit e Hysen Dedjes do të ndeshen në duelin shtesë me fituesin e këtij çifti, për të shpresuar te një rezultat pozitiv, që do t’I mbante sërish edhe edicionin tjetër në elitën e futbollit në vend.
Kuqeblutë janë zyrtarisht në zonën play-off të Superligës, ndërsa do të ndeshen me fituesin e çiftit Besëlidhja – Pogradeci në datën 5 gusht./newsport/