Vllaznia gjen nje partner te ri biznesi. Behet fjale per Ujin “Tamara” qe do te jete tashme furnizuesi i ekipit kuqeblu me ujë per sezonin e ri futbollistik. Kete gje e ka bere te ditur vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare pak minuta me pare kur shkruante:

“Uji TAMARA është partneri i KF Vllaznia për sezonin 2024- 2025.

Presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi dhe themeluesi i Ujit “Tamara” Samir Canaj kanë nënshkruar sot marrëveshjen me synim ndërtimin e një partneriteti që do sjellë rezultate për të dyja palët”.

Klubi shkodran nderkohe eshte duke punuar edhe per gjetjen e sponsoreve te tjere. Duhet thene se Vllaznia ka qene shembull per punen e bere me marketingun ne keto 2-3 sezonet e fundit dhe kjo gje pritet te vazhdoje serish.