Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia rikthen një tjetër shkodran. Firmos Gilman Lika

Vllaznia rikthen një tjetër shkodran. Firmos Gilman Lika

Kuqeblutë bëjnë realitet një tjetër përforcim në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Gilman Likën. Mesfushori i krahut të majtë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me kuqeblutë.Kjo gjë është bërë e ditur nga vetë klubi Vllaznia përmes faqes zyrtare.

Sipas njoftimit të bërë, mësohet se lojtari i sapardhur ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me opsionin që ajo të rishikohet në fundin e sezonit të parë. Në këtë mënyrë me ardhjen e Likës, kuqeblutë i gjejnë menjëherë zëvendësuesin Shtubinës së larguar pak ditë më parë për tek Kukësi. Natyrisht që një firmë e tij e ish- mesfushorit të Tiranës, është pritur mjaft mirë nga tifozët shkodranë të cilët tashmë bashkë me të dhe Hasanin, shohin një mesfushë më të fortë.I vetmi problem ka mbetur sulmi ku patjetër që duhet ndërhyrë dhe për këtë, drejtuesit janë duke bërë përpjekjet e duhura në merkato.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments