Mesditën e sotme, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i turit të parë të “UEFA ëomen’s Champions League”, në të cilin pjesmarrës për të 10-tin vit rradhazi është edhe ekipi kampion i Shqipërisë, Vllaznia.

Shorti do të hidhet në orën 13.00 dhe pjesmarrës në të do të jenë edhe dy përfaqësues të Vllaznisë, presidenti Lazer Matija dhe menaxherja e përgjithshme e ekipit Matilda Matija..

Ato kanë udhëtuar në orët e para të mëngjesit drejt Zvicrës dhe sigurisht që do të presin në ankth për verdiktet e goglave. Siç kemi bërë të ditur, në turin e parë do të jenë pjesmarrës 41 ekipe të Europës të cilët do të ndahen në 11 grupe.

8 prej këtyre grupeve do të kenë nga 4 skuadra, ndërsa 3 të tjerë do të jenë me nga 3. Kalendari i ndeshjeve gjysmëfinale ka përcaktuar datën 6 shtator për zhvillimin e tyre, ndërsa finalet e grupeve do të luhen më 9 shtator, datë kur dhe do të përcaktohen ekipet të cilat do të kualifikohen për në turin e dytë.

Vllaznia sezonin e kaluar kaloi jo vetëm turin e parë, por edhe të dytin duke u kualifikuar në këtë mënyrë për herë të parë në historinë e saj në fazën e grupeve, duke qenë në mes 16 skuadrave më të mira të Europës dhe padyshim që këtë gjë do të tentojë edhe këtë vit, pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë./SHKODRA-SPORT.COM/