Dje skuadra e Vllaznisë ka filluar nga puna për takimin e radhës, atë ndaj Kukësit. Ndryshe nga herët e tjera, tekniku Brdariç ka nxjerrë me radhë lojtarët të ndarë në grupe në sallë force.

Mësohet se trajneri ka kërkuar vëmendje në aspektin fizik. Një komponent që kuqeblutë e kanë pasur shumë lart deri në këto momente.

Vllaznia për përballjen e radhës do të ketë tri mungesa tejet të rëndësishme: kapiteni Gurishta, sulmuesi Hoxhaj si dhe braziliani Viktor da Silva, i cili, me sa mësohet, edhe për këtë takim nuk do të jetë pjesë e ekipit.

Megjithate tekniku gjerman duket se nuk ka nder mend te ankohet. Ai ka nisur te mendoje dhe te beje levizjet e duhura ne formacion per t’i zevendesuar keto lojtare me te tjeret qe padyshim do te japin me te miren e tyre per ta ndihmuar skuadren.