Për Vllazninë e vajzave dita e sotme do të jetë e veçantë pasi do të sfidojë Interin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup” një ndeshje kjo, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet ekranit të RTSH Sport HD.

Takimi, i cili do të mbahet në “Youth Development Training Center” në Milano, nis në orën 18:00. Kuqeblutë shkojnë në këtë përballje pas suksesit në raundin e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-s ndaj skuadrës ukrainase Kolos Kovalivka.

Vajzat kuqeblu do të tentojnë të hedhin një tjetër hap përpara për të siguruar pjesëmarrjen historike në “UEFA Women’s Europa Cup”.Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit ndaj Interit, e cila do të mbahet në stadiumin “Loro Boriçi”, më 15 tetor, në orën 18:00.