Të sigurta janë tre mungesa deri më tani në formacionin e Vllaznisë për ndeshjen e rradhës ndaj Skënderbeut.

Numri i tyre mund të jetë edhe më i madh, megjithatë duhet pritur edhe pak ditë. E konfirmuar është mungesa e Xhevahir Sukajt, Olsi Gocajt por edhe Ergis Mersinit.

Ky i fundit në fakt ka marrë 3 kartona të verdhë deri më tani me skuadrën shkodrane nga janari kur ka ardhur, por nga sa mësohet, ka patur edhe një tjetër që nga periudha kur ka luajtur me Flamurtarin.

Në këto rrethana, edhe ai do të jetë i skualifikuar për sfidën me korçarët. Për t’u parë është situata e mbrojtësit Malota.

Nëse ai vazhdon të mos i zgjidhë problemet që ka me drejtësinë, do t’ia shtojë “dhimbjet e kokës” trajnerit Gjoka.

Kjo ngaqë, nga mbrojtja e zakonshme e Vllaznisë, mbetet në fushë vetëm shqiptaro- maqedonasi Berisha.

Për tre të tjerët do t’i duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesit.
© shkodrasport.com