HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia shumë pranë firmës me sulmuesin maqedonas Hristov

Vllaznia shumë pranë firmës me sulmuesin maqedonas Hristov

Pas Mevlan Adilit edhe Simeon Hristov duket shume prane firmes me Vllaznine. Lojtari stervitet prej tre ditesh me ekipin shkodran dhe forma e tij duket se eshte e mire dhe e ka bindur stafin teknik. Ne foton e publikuar sot nga klubi shkodran, eshte Hristov bashke me shqiptaro- maqedonasin Adili gjate nje seanc stervitore me kuqeblute.

Per kete arsye, burime prane klubit shkodran bejne te ditur se me lojtarin kane filluar edhe diskutimet per kushtet e kontrates dhe me shume te ngjare, javen e ardhshme kur ekipi te kthehet ne Shkoder, ai te hedhe firmen.

Hristov do te behej kesisoj blerja e dyte e Vllaznise ne kete merkato pas shqiptaro- maqedonasit Mevlan Adili. Me ardhjen e tij do te kompletohej ne njefare menyre edhe reparti i sulmit, ndonese pritet edhe ndonje firme tjeter ne ditet ne vazhdim.

Trajneri Jonuz kishte kerkuar kater lojtare ne merkaton e janarit dhe deri me tani mund te thuhet se ajo eshte realizuar pergjysem por ne ditet ne vijim mund te plotesohet.

Me se shumti Vllaznia ne gjysmen e pare te sezonit ka vuajtur per sulmues dhe tani me ardhjen e Hristov duhet pare nese eshte rregulluar gje ne manovren sulmuese apo jo. Prova e tij e pare do te jete ajo e nesermja ne miqesoren me Pogradecin.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments