Vllaznia e volejbollit te femrave nuk ia ka dale te fitoje ndeshjen percaktuese ndaj Barleti Volej dhe kesisoj shanset e saj per t’u kualifikuar per ne turin final te Kupes se Shqiperise tashme jane thuajse minimale. Vajzat shkodrane jane mundur sot pasdite 1-3 brenda ne “Qazim Dervishi”.

Ato nuk e kane nisur mire ndeshjen dhe e kane humbur setin e pare me rezultatin 15-25. Ne te dytin riparojne diçka megjithate serish e humbasin, kete here me rezultatin 20-25.

Vllaznia “zgjohet” ne te tretin dhe arrin ta fitoje 25-18 dhe kjo krijoi idene se ndeshja do te rihapej por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Ne setin e katert, ne vend qe te ishte ekipi shkodran ai qe do te merrte frenat e lojes ne dore, ndodh e kunderta. Barleti Volej e interpreton ne menyren me te mire te mundshme lojen dhe e fiton kete set pa veshtiresi me shifra 25-14 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Pogoni tashme ecen e sigurte drejt turit gjysmefinal te Kupes ndersa Vllaznia duhet te filloje te mendoje per t’i bere llogarite ndryshe per kampionat.
www.shkodrasport.com