Për futbollistët e Vllaznisë nuk ka pushim. Pasditen e djeshme ato kanë luajtur në fushë ndaj Lushnjes ndërsa sot kanë qenë sërish stërvitje. Kuptohet që nuk ka qenë ndonjë seancë shumë e lodhshme megjithatë kuqeblutë kanë zhvilluar pak palestër dhe më pas saunë. E gjitha ka qenë nën vëzhgimin e trajnerit të përgatitjes atletike Gjergji Poloska. Por një program të tillë e kanë patur vetëm lojtarët të cilët kanë luajtur ditën e djeshme. Sa i takon, pjesës tjetër të skuadrës, asaj që nuk ka luajtur ndaj ekipit lushnjar, ato janë stërvitur veçmas paradreke dhe kanë zhvilluar një seancë më të plotë. Ndërkohë, nesër ekipi do të bashkohet i gjithë sëbashku dhe do të zbresë në fushën e Golemit për të vijuar me përgatitjet për sfidën e së dielës me Luftëtarin.

Stafi teknik i Vllaznisë sigurisht që ka ende shumë gjëra për të rregulluar në skuadër, si në elementet e lojës mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese dhe padyshim që fokusi do të jetë i përqendruar tek to në mënyrë që të korigjohen dhe ndaj gjirokastritëve të merret fitorja e rradhës.
© shkodrasport.com