Dhuna e ushtruar nga futbollistët e Erzenit ndaj atyre të Vllaznisë B dhe futja e tifozëve në fushë, i ka kushtuar dënimin me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë për shijakasit ndërkohë që dy prej lojtarëve të kësaj skuadre, Kalluci dhe Deliallisi, janë dënuar përkatësisht me një pezullim prej 4 dhe 5 ndeshjesh.

Por sakaq, nuk i ka shpëtuar ndëshkimit edhe lojtari i “Vllaznia B” Armenis Kukaj që për provokim të publikut, është pezulluar dy javë. Këto janë disa prej vendimeve që ka marrë sot Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së. Ky komision ka marrë në shqyrtim edhe incidentet e ndodhura në ndeshjen Vora- Veleçiku duke marrë disa masa ndëshkimore për fushën koplikase por edhe për dy prej zyrtarëve të kësaj skuadre. Ja vendimet e plota të marra sot nga Disiplina:

 

1.Zyrtari i KF “Partizani”, Sulejman Starova, për protesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
2.Zyrtari i KF “Veleçiku”, Shpëtim Hyseni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

3.Zyrtari i KF “Veleçiku”, Nuri Rexha, për përfshirje në grindje, në bazë të Nenit 50/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë ) Leke dhe në bazë të Nenit 20 të KDS i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

4.KF “Vora”,për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 64/1.c dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) Leke. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
5.KF “Veleçiku” , për sjellje të keqe të tifozeris së tij duke shkaktuar ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/2. të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës dhe me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
6.KF “Besa” , paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes të gabuar tifozeris të tyre, në bazë të Nenit 13 të KDS, do të jete subjekt i masave të Komisionit të Disiplinës.
7.Lojtari i KF “Vllaznia B” , Armenis Kukaj, për provokim të publikut , në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij, në bazë të Nenit 66/3.a te KDS,dënohet me 1(një) ndeshje pa spektatore në stadiumin përkatës.
9.Lojtari i KF “Erzeni”, Elert Kalluci,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes ,në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Erzeni”, Igli Deliallisi, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Butrinti” Emiljano Prifti, për provokimin të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.Lojtari i KF “Shkëndia Tr” U-19,Frenki Xhunga për sjellje jo sportive ndaj publikut, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13.Lojtari i KF “Korabi” U-19, Ervin Pupli, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar,në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14.Pranimin e kërkesës së KF “Teuta ” U-19.
KF “Skenderbeu” U -19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Teuta” U-19 e luajtur më datë 05.11.2017,me rezultatin 3 me 0 , zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) leke. Në aplikim te Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
15.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Spartaku”, Aldi Pjetri, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
16.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SSH “Përmeti”, Abaz Zaimi, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Internacional Tirana ” U-19, Julian Ferraj, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.
© shkodrasport.com