Vllaznia e këtij sezoni nuk ngjan aspak me ato të sezoneve të kaluara. Ekipi shkodran ia doli të fitonte në edicionet e kaluara dy vite rresht Kupën e Shqipërisë, duke zhvilluar dy vite futbollistike pozitive dhe të kurorëzuara në një mënyrë të mirë duhet thënë, paçka se mund të fitohej edhe titulli kampion në vitin e parë.

Megjithatë, tashmë gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa renditet në vendin e katërt, por më shumë sesa kjo, vlen të shikohet diçka tjetër. Kuqeblutë kanë probleme të mëdha në prapavijë, pasi kanë pësuar jo pak, por 12-gola, duke u bërë kështu skuadra e dytë e kampionatit me mbrojtjen më të dobët, menjëherë pas Teutës, me katër gola më shumë.

Për të ardhur deri në këto shifra, natyrisht kanë ndikuar disa faktorë. Ndryshimi i filozofisë së trajnerëve nga Thomas Brdariç për të ardhur tek Mirel Josa apo edhe ndërrimi i grupit të futbollistëve, kanë dhënë efektet e veta.

Megjithatë, fakt shqetësues është se në 10-ndeshje të luajtura 12-gola të pësuar, nuk janë pak, duke qenë mbrojtja e dytë më e dobët e kampionatit pas Teutës. Realisht, gjithsecilit prej nesh i lind pyetja: Çfarë nuk po shkon tek kjo Vllazni? Në fakt, një përgjigje konkrete dhe të saktë, asnjë nuk di ta japë…
Maringlen ZHIVANI