Vllaznia e sivjetme po i bind të gjithë. Me lojë, rezultate dhe me gjithçka tjetër. Përfshi këtu edhe tifozët sepse Shkodra po kryeson edhe për numrin e tyre. Ata kanë qenë të shumtë në numër edhe në “klasiken” ndaj Tiranës, rreth 5000 dhe e kanë mbështetur fuqishëm skuadrën.

Pikërisht për këtë arsye, vetë klubi kuqeblu ditën e sotme përmes një statusi të shpërndarë në rrjetet sociale i ka falenderuar ata për mbështetjen e dhënë skuadrës.

“Klasikja e futbollit shqiptar nuk solli spektakël vetëm në fushë, por edhe në tribuna! Faleminderit për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme”- shkruhet në këtë postim.

Dhe “binomi” Vllazni- Tifozë duket se do të jetë shumë i fortë këtë sezon, në përpjekjen e tyre të përbashkët për rikthimin e titullit kampion pas 25 vitesh në Shkodër.