Vllaznia vijon perpjekjet e saj per te ndertuar nje ekip cilesor per sezonin e ri futbollistik dhe per kete arsye nuk po ndalet ne merkato. Nga sa mesohet, pasditen e sotme me ekipin ne stervitje eshte bashkuar edhe nje tjeter lojtar.

Emri i tij per momentin nuk behet i ditur megjithate paraditen e neserme pritet qe ai te firmose kontraten me klubin shkodran, çka e ben ate zyrtarisht futbollist te Vllaznise.

Nuk ka shume te dhena per lojtarin e sapoardhur, por mesohet vetem qe luan si qendermbrojtes dhe gjate karrieres se tij ka luajtur kryesisht ne Maqedoni me ekipe te ndryshme. Kuptohet qe edhe ai eshte preference e trajnerit te Vllaznise Mirsad Jonuz sepse i njeh nga afer dhe i di aftesite e ketyre lojtareve qe po merr ne skuader.

Ne kete menyre, Vllaznia fillimisht duket se po kerkon te siguroje prapavijen dhe perveç Dajan Shehit e Filip Gligorov, tashme vjen edhe maqedonasi tjeter, duke shtuar kesisoj alternativat per prapavijen, repart ne te cilin luajne edhe Malota, Gurishta apo dhe lojtare te tjere te rinj.

Ne ditet ne vijim pritet te kete perforcime edhe per repartet e mesfushes dhe sulmit, çka do ta beje kete skuader shume te forte, ashtu siç e deshiron trajneri Jonuz dhe drejtori sportiv Firat.
www.shkodrasport.com