Vllaznia do te luaje sot ne oren 16:00 ne Ballsh ndaj Bylisit vendas ndeshjen e javes se 33-te te kampionatit te Kategorise Superiore. Nje sfide kjo shume e rendesishme per te dy ekipet qe do te tentojne fitoren.

Per shkodranet, eshte nje takim qe duhet fituar sepse vetem keshtu mund te jene serish ne gare per kater vendet e para qe do t’i kualifikojne per ne Kupat e Europes.

Si rrjedhoje, ata do te hyjne ne fushe me kete objektiv dhe nderkohe mesohet se trajneri Thomas Brdariç ka vendosur te beje disa ndryshime ne repartin ofensiv.

Ne porte dhe mbrojtje nuk do te kete ndryshime teksa do te luajne nga minuta e pare Zogoviç, Gurishta, Shehi, Adili dhe Isaevski.

Ne mesfushe nderkohe do te luhet me kater lojtare ne forme rombi, duke nisur nga Krymi para mbrojtjes e per te vazhduar me Markun, Jonuzin dhe A. Hoxhajn.

Nderkohe surpriza eshte ne repartin e sulmit ku kete here pritet qe ta nise nga minuta e pare dyshja Imeri- Avdijaj. Per kete te fundit do te jete hera e pare qe do te luaje si titullar dhe mbase ky eshte shansi i tij i madh per te treguar se nuk ka ardhur kot te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/