Pasditja e sotme do ta gjejë ekipin e Vllaznisë në një ndeshje miqësore. Ajo pritet të ndeshet me ekipin Petnjica, ekip me të cilin duhej të luante që të premten e kaluar por ndeshja atë ditë nuk u zhvillua për një fatkeqësi familjare të presidentit të ekipit malazez. Sigurisht që niveli i kundërshtarit nuk është ai i duhuri megjithatë kjo miqësore do t’i shërbejë trajnerit Cungu për harmonizimin e lojës së këtij të tij për më tepër që tashmë ka edhe një lojtar tjetër të ri të ardhur. Bëhet fjalë për Vucajn i cili pritet të luajë disa minuta në këtë miqësore.
Me interes është për t’u parë gjendja e tij fizike por edhe vendosja në fushë e këtij futbollisti. Ardhja e tij “ka bërë lëmsh” në njëfarë mënyre repartin e mesfushës dhe tashëm do të jetë stafi teknik që do të përcaktojë mënyrën e të luajturit. Nga ana tjetër, miqësorja e sotme do të jetë testi i vërtetë edhe për dy lojtarët e ardhur në provë, kroatin Kesinoviç dhe hollandezin Onuoha.
www.shkodrasport.com