Skuadra pukjane vazhdon me intensitet pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Ajo eshte çdo dite e pranishme ne fushen sportive te Shtojit dhe nuk i mbetet gje tjeter veçse te prese nisjen e kampionatit.Trajneri Kreshnik Krepi ne nje prononcim per mediat ka bere te ditur se objektivi i skuadres do te jete ngjitja ne Superlige pasi per vete investimin qe eshte bere, nuk duhet te heqe dore nga nje gje e tille.

Ai ka falenderuar kryetarin e Bashkise Puka Gjon Gjonaj si dhe disa donatore qe jane duke e mbeshtetur skuadren gjate kesaj periudhe dhe me kete interesim sipas tij, ecuria ka per te qene e mire.